Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, shtyhet më 16 janar 2015

Ky është vendimi më i fundit i marrë në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ndërsa në mbledhjen 5 nëntorit ajo kishte marrë vendim paraprak për themelimin e Këshillit Organizativ për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit, që ajo të zhvillohej në 28 nëntor 2014 nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesë e Këshillit Organizativ janë: Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku- kryesues, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit  Memli Krasniqi, zv/kryesues, përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit Edi Sejdiu, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Policisë së Kosovës, Naim Rexha, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Burim Susuri, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, drejtori i Institutit të Historisë Sabit Syla, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Jusuf Bajraktari, përfaqësuesi i familjes së Isë Boletinit, Gazmend Boletini. 

SHKARKO APP