Ceremonia e Thaçit, nesër Prishtina ndalon dhe dronët

Edhe nëse opozita kosovare ka planifikuar të ndërmarrë ndonjë aksion simbolik kundër inaugurimit të Hashim Thaçit president, mundësitë që nesër ta bëjë këtë i ka shumë të vogla.

Kjo pasi për shkak të ardhjes së mbi 50 delegacioneve zyrtare, nesër sheshet e Prishtinës do të jenë tërësisht të bllokuara, kurse gjithçka sa i përket sigurisë është në dorën e Policisë së Kosovës.

Prej pamundësisë për të depërtuar brenda hapësirës, këto ditë kanë qarkulluar disa thashetheme se Lëvizja Vetëvendosje po planifikon të ndërmarrë aksion simbolik me dron, por Policia e Kosovës ka menduar edhe për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në oborrin e ndërtesës së qeverisë së Kosovës, tashmë shihet se është vendosur edhe vetura me interferues valor përmes së cilës pamundësohet edhe lëvizja e dronëve në hapësirë në një perimetër të caktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkaqe sigurie, përmes kësaj veture mund të bllokohet gjithçka që ndërlidhet me elektromagnetikë dhe me frekuenca valore.

f1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?