Ceremonia e Thaçit president, ja mysafirët nga Tirana
Hashim Thaçi është përkujdesur që ditën e inaugurimit të tij president i Kosovës të sigurojë një ceremoni madhështore, duke i ftuar të gjithë ish-liderët e Shqipërisë.
Kështu, mësohet se Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, janë ish-presidentët e shtetit shqiptarë që Thaçi i ka ftuar në ceremoninë e tij të inaugurimit si kryetar i shtetit të Kosovës, pas Atifete Jahjagës.
Ftesë për 8 Prill kanë po ashtu edhe të gjithë ish-kryeministrat shqiptarë si Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Pandeli Majko e Fatos Nano.
Përveç tyre, për ta parë nga afër aktin e pranim-dorëzimit të postit të katërt të Presidentit, Thaçi ka ftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, si edhe paraardhësit e tij që në të kaluarën drejtuan parlamentin shqiptar.
Por nuk do të mungojnë as drejtuesit e partive shqiptare dhe shefat e të gjitha grupeve të tyre parlamentare.