Çështja e Presidentit në Kosovë/ Hoti: Nuk presim 6 muaj, madje edhe janari është vonë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar një nxitim në zgjidhjen e çështjes së vendit vakant të Presidentit.

Për momentin këtë detyrë e mban Vjosa Osmani të cilën ia ogligoi Kushtetuta pas dorëheqjes së menjëhershme të Thaçit pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës.

Hoti thotë se nuk do të pritet 6 muaj, sa çështë afati i Kushtetutës, por palët duhet të gjejnë një marrëveshje.

Më shumë pretendime ka shfaqur AAK, pasi Haradinaj e ka deklaruar qartazi për të qenë President, por LDK qëndron e palëkundur duke kërkuar që edhe Presidenti të jetë një përfaqësues i saj. Nuk kanë munguar pretendimet as nga partitë opozitare, por pritet të shihet mes kujt do të realizuohet marrëveshja.

Për Hotin deri në janar është shumë vonë për të zgjidhur këtë çështje urgjente.

“Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”, – tha Hoti.

SHKARKO APP