Çfarë po ndodh? Kurti refuzon t’i shkojë Osmanit në takim, çon…

Në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive të vendit për të diskutuar për datën e zgjedhjeve nacionale, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë pjesë.

Kështu në vend të Kurtit do të shkojë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke përfaqësuar Vetëvendosjen.

Për të njëjtin takim, ditë më parë, sekretarja e partisë më të madhe opozitare në vend, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për datën e zgjedhjeve nacionale.

Çitaku tha se ftesa e Osmanit nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme, por me inicimin e datës për zgjedhjet e rregullta.

SHKARKO APP