Çfarë po ndodh me NEWBORN në Prishtinë?!
Monumenti i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, sikur çdo vit që pëson ndryshime edhe këtë vit pritet të sjellë befasi , raporton “Zeri”.
Para pak çastesh është parë duke u larguar tërësisht NEWBORN-i.
Kreatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka konfirmuar se për 10 vjetorin e shtetbërjes “NEWBORN”-i do të pësojë ndryshime.
“Jemi t’u e largu edhe më 16 shkurt ju njoftojmë se çfarë do të bëhet. Më shumë nuk ju tregoj, e shihni më 16 shkurt”, ka deklaruar Ismaili për “Zeri.info”.
Duke krahasuar me vitet e kaluara kur ndryshimet e këtij monumenti ishin bërë vetëm në ngjyrë, këtë vit pritet të ketë ndryshime të tjera.