Çfarë pritet të ndodh më 21 mars?

Europa dhe e gjitha bota është pothuajse në karantinë dhe të gjithë i kanë sytë tek ekspertët dhe të ilaçi që do të luftojë virusin vdekjeprurës. Por ndryshe nga ata që qëndrojnë në shtëpi dhe presin, për Fatmir Muqollin e vetmja mënyrë që civilizimi të shpëtojë në këtë kohë pandemie, është që të luten dhe të praktikohen ritet fetare. Në një dalje nga sheshi kryesor i Prishtinës, ai u ka bërë thirrje krerëve të shtetit të Kosovës, atij të Shqipërisë, Amerikës, Gjermanisë e vendeve të tjera që më 21 mars të ndihmojnë në organizimin e lutjeve, që siç tha ai, të lusin Zotin që të shpëtojë njerëzit nga kjo krizë.

“Me këtë lutje i drejtohem presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit zotit Kurti, kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, presidentit të Rusisë Vladimir Putin, kancelares gjermane Angela Merkel dhe të gjithë presidentëve dhe qytetarëve të vullnetit të mirë të na ndihmojnë të organizohemi që me 21 mars nga ora 12 deri në orën 12:22 minuta të bëjnë lutje, lutjet t’i bashkojmë e ta lusim Zotin të na shpëtojë”.

Ai tha se kjo sfidë është që qytetarët të vetëdijesohen dhe mos të bëjnë dallime në mes vete. Sipas tij, në këtë kohë pandemie, qytetarët duhet të largohen nga rrjetet sociale dhe t’i kthehen lutjeve e meditimit. “Këto ditë, qytetarët sa më shumë të largohen nga rrjetet sociale, të luten e meditojnë, të rrinë këmbëkryq vetveten ta qetësojnë, që trupi vet të pastrohet, qelizat t’i rigjenerohen. Zoti e faltë popullin shqiptar dhe qytetarët pa dallime gjinore, nacionale apo fetare, amin”.

SHKARKO APP