Cilat janë dy shtetet që hezitojnë të mbështesin liberalizimin e vizave
Tri javët në vijim janë përcaktuese nëse Kosova do të mundë të hyjë sivjet në agjendën e Këshillit të Ministrave për liberalizimin e vizave.
Ndërkohë që deri tani mbi 10 shtete të Bashkimit Evropian po hezitojnë ta mbështesin heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Këtu përfshihen shtete të rëndësishme si Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Austria, vendet skandinave, si dhe vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në pjesën e parë të dhjetorit është takimi i fundit i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për këtë vit. Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë ka thënë se shpreson që liberalizimi i vizave për Kosovën do të arrijë të hyjë në agjendë sivjet. Në anën tjetër, njohësi i proceseve integruese thotë se janë mbi 10 shtete që ende kanë hezitime nëse duhet të hiqen vizat për kosovarët ose jo. Madje në mesin e këtyre shteteve, sipas analistëve, janë edhe vende me fuqi të madhe brenda BE-së, si Gjermania, Franca, Austria, Belgjika, Holanda, vendet skandinave dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në krye me Spanjën. Vlerësohet se gjasat që Kosova këtë vit të marrë liberalizimin e vizave janë minimale, shkruan Gazeta “Zëri”.