“Cinizmi” i BE-së: Thonë se ka plotësuar të gjitha kushtet, por nuk i heqin vizat Kosovës

Shefja e BE-së në Kosovë, sot është shprehur se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar.

E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin.

“Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin. Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, shefja e BE-së nuk ka kujtuar kohën kur ata i premtonin Kosovës heqjen me automatizëm të vizave, sapo të kalojnë kushtin e fundit, që ishte Demarkacioni me Malin e Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ka regjim vizash, dhe nuk ka shpresë që ato do të hiqen shpejt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?