Clinton letër falenderimi për Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar letër falenderimi nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, për organizmin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Clinton ka shkruar edhe për pamundësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje të rëndësishme.

“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish-sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim”, tha Haradinaj.

SHKARKO APP