Covax dërgon 38 mijë vaksina të tjera në Kosovë

Kosova ka nisur vaksinimin e personave mbi 65-vjeç. Interesimi i qytetarëve ka qenë i lartë dhe në afërsi të sallës sportive “1 tetori” janë krijuar radhë të gjata. Kosova pranoi një kontigjent prej 38 mijë e 400 dozash të vaksinave anti-covid. Ato u dërguan nga Covax, mekanizmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për blerjen dhe ndarjen e barabartë të vaksinave.

Për t’i pritur në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doli kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësues të OKB-së dhe UNICEF-it.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në sigurimin e sa më shumë vaksinave nëpërmjet sa më shumë kanaleve deri në përmbushjen e synimit që brenda vitit të imunizohet 60% e popullatës”, thuhet në një njoftim të zyrës së Kurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?