Covid-19, Haradinaj: Përgëzoj institucionet që po ndihmojnë qytetarët
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar vigjilencë nga të gjitha nivelet e intitucioneve pas situatës së krijuar në Kosovë me përhapjen e Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj po ashtu i ka përgëzuar institucionet, të cilat po ndihmojnë qytetarët.
Postimi i plotë
”Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët.
Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.
Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
RH”