COVID-19, Hungaria solidare ndaj Kosovës, dhuron 50,000 maska dhe 5.000 veshje mbrojtëse

KOSOVË– Në këtë periudhë të vështirë për botën, Hungaria nëpërmjet një akti solidar kundrejt Kosovës i ka dhuruar 50,000 maska për fytyrën dhe 5,000 veshje mbrojtëse.

Ndihma është bërë nëpërmjet ushtarëve hungarezë pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili falënderoi përzemërsisht Hungarinë për këtë akt dhurim, i cili është tepër i nevojshëm për Kosovën.

Dhurimi bëhet në kuadër të ndihmës së ofruar nga vendet aleate të NATO-s dhe partnere për institucionet në Kosovë për të reaguar ndaj pandemisë globale.

Në luftën e përbashkët kundër COVID-19, akte të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi i lehtësojnë pasojat e rënda. Megjithatë Kosova shënon dita ditës shifra stratosferike të infektimeve në vend.

SHKARKO APP