Covid-19 i frikshëm në Kosovë. Shënohet viktima më e re, foshnja 3-javëshe

Covid-19 në Kosovë është i frikshëm pasi rastet tragjike nuk kanë të ndalur. Ditën e djeshme një foshnje vetëm 3-javëshe ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit. Rasti është konfirmuar nga drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili.

“Po ka qenë rast i pranuar në gjendje të rëndë i konfirmuar Covid-19 pozitiv. Ka pas pneumoni të rëndë e poashtu është konfirmuar edhe sepse vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas informacioneve thuhet se e gjithë familja e viktimës kanë qenë të infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP