Covid-19 i merr jetën një gazetari shqiptar

Gazetari dhe shkrimtari i njohur, Musli Berisha, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Prishtinës, ku ishte shtruar pas infektimit me Covid-19.

Gazetari nga Kosova është shuar sot dhe lajmi është bërë i ditur nga televizioni Tema në Ferizaj ku Berisha punonte si kryeredaktor.

Në një letër ngushëllimi, drejtuesit e këtij televizoni shprehen se janë të tronditur nga lajmi. Ata shtojnë se zëri i bukur dhe figura e kolegut të tyre, gjithmonë do të mbetet në kujtimet e tyre.

SHKARKO APP