Covid-19 “izolohet” në Kosovë, shënohen dy të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar vetëm 2 të vdekur për shkak të Covid-19.

Sipas Institutit të Shëndetësisë, janë shënuar 301 raste të reja, ndërkohë që 457 qytetarë janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste që prej nisjes së pandemisë, kurse numri i rasteve aktive është 7.442.

SHKARKO APP