Covid-19, Kosova me 6 kufizime të reja
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj bëri me dije shtimin e kufizimeve, për të frenuar përhapjen e Covid-19.
1-Disa nga urdhrat e reja, përfshijnë vazhdimësinë e punës me personel të reduktuar për institucionet publike dhe private.
2-Qytetarët me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeç duhet të punojnë vetëm online, nga shtëpia.
3-Për qytetarët mbi moshën 65 vjeç ka një kufizim në orare: Ata mund të dalin jashtë shtëpive nga ora 6 deri në 10 të mëngjesit dhe nga ora 16:00-19:00.
4-Baret dhe restorantet, nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, do të funksionojnë vetëm për shërbim “take-away” (merr me vete).
5-Universitetet do të vazhdojnë mësimin vetëm online.
6-Qendrat tregtare gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura, pas orës 21:00.