Covid-19, Kosova nuk gjen qetësi, 7 të vdekur dhe numër i lartë infektimesh për 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë  kanë vdekur shtatë persona të prekur me COVID-19. Ndërsa, janë shëruar 163 pacientë derisa raste të reja janë 71. Gjithë këto shifra janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.

SHKARKO APP