COVID-19/ Kosova regjistron 13 viktima e 590 raste të reja

Kosova ka konfirmuar 13 viktima dhe 590 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1775 pacientë, prej tyre 590 rezultojnë pozitive, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën.”- u shpreh drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Sipas raportimeve ka shkuar në 45594 numri i të prekurve nga COVID dhe 1174 numri i viktimave. Po ashtu, Ramadani ka thënë se autoritetet kanë regjistruar edhe 696 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11,935.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 45,594 të prekur nga Covid-19. Prej tyre 1,174 pacientë kanë vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?