COVID-19/ Kosova shënon 807 raste të reja dhe 14 viktima

Përkeqësohet situata e pandemisë COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se nga 1.816 testime kanë rezultuar pozitivë 807 persona në 24 orët e fundit.

Po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona. Rastet e vdekjes janë regjistruar në komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Gjithashtu, Instituti i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë shëruar 677 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë në Kosovë është 32.022 raste, nga të cilët 874 persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova aktualisht regjistron 12.124 raste aktive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?