COVID-19/ Kosova vijon me shifra të larta, 14 vdekje në 24 orë

Kosova sot ka regjistruar një numër të lartë të infekuarisht me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 639 raste të​ reja me koronavirus, pas kryerjes së​ 1,565 tamponve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave nga autortetet mjekësore të shtunën janë regjistruar edhe 480 persona të shëruar ndërsa aktiv janë 13,688.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?