COVID-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 17 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Po gjatë këtij harku kohor, janë shënuar dhe 17 raste të reja me COVID-19 nga 1.774 teste të kryera. Ndërkohë, janë shëruar 112 pacientë, ndërsa raste aktive janë 531.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë janë regjistruar 107,571 të infektuar, prej të cilëve 104,791 janë shëruar, ndërsa 2,249 kanë vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?