COVID-19 në Kosovë, 264 raste të reja dhe 6 viktima
Në 24 orët e fundit Kosova ka raportuar 6 viktima dhe 264 raste të reja nga 990 testime të kryera.
Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit 205 pacientë me koronavirus janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 36,773 raste.
Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.