COVID-19 në Kosovë/ 488 raste dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 488 persona në 24 orët e fundit. Kujtojmë se në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur, pasi dje u regjistruan 467 raste pozitive.

Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 8 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

Bëhet me dije se numri total i infektimeve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar  në 70.185 raste, prej të cilëve kanë humbur jetën1.616 pacientë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova regjistron 8.236 raste aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?