COVID-19 në Kosovë, 7 viktima dhe 169 raste të reja
Kosova ka regjistruar 7 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se viktimat janë nga Mitrovica, Peja, Istogu, Prishtina dhe Prizreni.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Po në harkun e 24 orëve, janë konfirmuar 169 raste të reja me COVID-19 nga 1050 teste të kryera. Nga COVID janë shëruar 313 persona, ndërsa raste aktive aktualisht janë 7.835. .
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në muajin mars të vitit 2020. Deri më tani gjithsej 52.134 persona janë infektuar, prej të cilëve 1.351 kanë vdekur ndërsa 42.948 janë shëruar.