Covid-19 në Kosovë, një humbje jete dhe 3 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.
Sipas njoftimit të dielën në Kosovë janë shënuar 3 raste pozitive, nga testimi i 1,748 të testuarve si të dyshuar për koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID e ka humbur një grua nga Gjakova, e grupmoshës 30-39 vjeç.
Ndërkohë dy raste të reja pozitive janë regjistruar në Prishtinë e një në Pejë. Dy raste janë të grupmoshës 40-49 vjeç dhe një i grupmoshës 50-59 vjeç.
Ndërkohë, janë shëruar katër persona. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 161.135, ndërsa prej tyre 2985 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 157.828 qytetarë, ndërsa janë 322 raste aktive.