COVID-19 në Kosovë/ Regjistrohen viktima dhe 47 raste të reja
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën tre persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në total në 622.
Ndërkohë, nga 525 teste, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 47 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh tashmë. Numri total i rasteve është 15472, prej të cilave aktive janë 1572.
këto shifra janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 113 persona, ndërsa në total numri i të shëruarve është 13278.