Covid-19 në Kosovë, rritet numri i të shëruarve

Në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur një rritje të ndjeshme të pacientëve të shëruar duke arritur në 727 të tillë.

Sipas Institutit të Shëndetit Kombëtar të Kososvës, edhe numri i rasteve të reja ka qenë relativisht i lartë me 557 raste, ndërkohë që kanë humbur jetën 17 persona.

Gjithashtu janë kryer edhe 1541 testime. Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.

SHKARKO APP