Çudia në Kosovë, KQZ shpall fitues kryetarin e vdekur nga Lista Serbe (Foto)

Sipas rezultateve që ka shpallur KQZ-ja në Kosovë në webfaqen e tyre zyrtare, del se Gradimir Mikic nga Lista Serbe ka fituar garën për kryetar të Ranillugut me 77,62 % të votave.

Por në fakt, Mikic kishte humbur jetën në një aksident trafiku në Serbi më 15 shtator të këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i kontaktuar nga Klan Kosova ka sqaruar se ky gabim është vetëm një lëshim teknik.

Sipas tij, gabimi është vetëm në faqen zyrtare ku paraqiten rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, por jo edhe në fletëvotimet që janë shpërndarë gjatë ditës së djeshme.

Më poshtë është fletëvotimi i siguruar nga Klan Kosova ku shihet se kandidat për Listën Serbe nuk figuron të jetë kryetari i ndjerë i Ranillugut, Gradimir Mikiq por Vladica Aritonovic.

Gradimir Mikic

KQZ Kosove 2

KQZ Kosove 1

SHKARKO APP