Çun Lajçi ka një poezi pas dorëheqjes së Haradinajt: Do kthehesh qysh je kthye, pa therrë n’kamë

Në një shenim te titulluar “Mos vajtoni si për Enver H!”, Çun Lajci komenton doreheqjen e Ramush Haradinajt si pasoje e fteses nga gjarpni, ne kete rast duke nenkuptuar intrigat politike te Hashim Thacit.

Ramush

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!

Swiss Digital Mobile Reklama

Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!

( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)

Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!

Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!

Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!

Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!

Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!

Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!

Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!

Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri!

Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?