Çun Lajçi shpërthen kundër Ramës: Ngërdheshesh me Vuçiç që do të na vrasë, njësoj si Enveri me Titon dhe Nano me Milosheviçin
Shkrimtari dhe aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes që Edi Rama po i jep Serbisë edhe në ditët kur gjithë drejtuesit e UÇK-së janë në Hagë.
Në një shënim në Facebook, Lajçi thotë se Edi Rama po i jep dorën Vuçiç në të njëjtën kohë kur ai flet për luftë në Kosovës. Lajçi e krahason qëndrimin e Ramës me Vuçit, si atë të Envrit me Titon dhe të Fatos Nanos me Sllobodan Miloshevicin.
“Ata mbrapa grilave t’veta n’Holandë. Ne n’Kosovën e grimcueme me kufijtë e dyllit. E vllau i Tiranës, ngazëllimit qanë para Erdoganit e turku e armatosë shkjaun! Mandej shkon ia zgjatë dorën Vuçiçit që thërret për luftë, thua se don me ba shqiponjën! I zgërdhihet nisoj si Zogu Pashiqit, si Enveri Titos, si Nano Sllobodanit. E unë me dhetë euro n’xhepa, shkruej për tokën e përgjakun e trazoj shpirtna dëshmorësh”.
Postimi i plotë i Çun Lajçit në Facebook:
Deshta me iu dvetë:
A ka n’ket vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut
Unë shkruej për Shotën, për Xhevën. Shkruej për Ademin, Azemin, Fehmiun e Zahidën.
E kush jam unë?
Kurkushi.
Nji shitës librash për momentin që nji libër s’ma keni lexua. Nji artist dikur që kurrë s’keni ardhë me m’pa, ju që kërkoni t’baheni President!
E pse?
Se s’iu ka lanë smira e hajnia! Tash durni pak se mos po bini n’hendek!
I leht si lpëndër jam për juve që s’kuptoni e gur për ata që po shkruej e që ditën ç’asht e mira!
Eshtnat e tyne po i lëkundi për juve e ju po mundoheni t’laheni, t’shafjsoheni për grumbujt e fajeve.
E pse?
Sepse ne s’e kuptojmë fjalën Boll!
Njiherë u turrem me pushkë. Njiherë hygjym me grushta. Njiherë fituem e njiqind herë vodhem.
Po, se fjala Boll s’ishte e jona!
Ky nënshkruen pa e ditë gjuhën. Ai pa e kuptua fjalën. Tjetri blenë e shet e s’i bahet boll. Kujtojnë se Kosova asht det që nuk shteret e kufijtë n’ujë nuk shihen a rrudhën! Notojnë njeni e tjetri pa e ditë notin e krahut. Mbytën e thërrasin për ndihmë. Por herojt nuk ngjallën.
Ata mbrapa grilave t’veta n’Holandë.Ne n’Kosovën e grimcueme me kufijtë e dyllit.
E vllau i Tiranës, ngazëllimit qanë para Erdoganit e turku e armatosë shkjaun!
Mandej shkon ia zgjatë dorën Vuçiçit që thërret për luftë, thua se don me ba shqiponjën! I zgërdhihet nisoj si Zogu Pashiqit, si Enveri Titos, si Nano Sllobodanit. E unë me dhetë euro n’xhepa, shkruej për tokën e përgjakun e trazoj shpirtna dëshmorësh.
M’vraj o Zot!
Hej, m’thoni ç’me duhen shkrimet kur këta s’mi lexojnë. Ara gruni s’janë mu ble lirë e Haga s’merr libra!
Rama gjashtë muej e rriti mjekrrën, por s’u ba Ismail Vlorë, aq sa s’do t’bahet Ramushi kurrë Rugovë, pa çka se mund t’ve shall rreth qafe e t’iu shkoi derë për derë deshtakëve si vetja!
Hej, secili don me i shkri mendet e veta për President e ne krymbemi n’fajet e padies tyne.
Tani edhe Bekimi i Hamzës don me ba parti?!
A mos po kujton se asht rrethatore n’sharcin e Ademit e nuk i çkrepin fyshekët si babës? Pse duhet pa tjetër dikun me qenë i pari?
Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne ket vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut sa s’na ka ardhë serbia n’Ibër!
Mjerim.