Daçiç akuzon shtetet e BE-së për dyfytyrësi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka akuzuar shtetet e Bashkimit Evropian se po luajnë lojë të dyfishtë dhe se nuk janë të interesuara për të zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këto deklarata ai i ka bërë në prag të vizitës së diplomatit amerikan, David Hale, duke vlerësuar lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të kontribuojnë në vazhdimin e procesit të bisedimeve, por vetëm nëse ndihmojnë në heqjen vendimit për taksën të vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajnt në nëntorin e vitit të kaluar.

David Hale do të zhvillojë vizita në Beograd dhe Prishtinë në datat 8 dhe 9 mars.

Në një intervistë të dhënë sot për ‘Danas’, Hale ka thënë se Kosova duhet të heq vendimin për taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu i Brukselit, pasi sipas tij tashmë është koha që përfundimisht të arrihet një marrëveshje finale Kosovë-Serbi./Express/

SHKARKO APP