Daçiç falënderon kryeministrin e Libanit, nuk njohu Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka biseduar sot në Bejrut me kryeministrin i Libanit, Tammam Salam dhe ministrin e jashtëm Gebran Bassil, ku kanë folur për marrëdhëniet në mes dy shteteve.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiç gjatë këtij takimi, ndër të tjerash, i ka falënderuar këta zyrtarë libanez për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

– “Falënderova shtetin e Libanit për mirëkuptim ndaj qëndrimeve zyrtare të Serbisë në çështjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova”, ka thënë Daçiç.

SHKARKO APP