Daçiç: Haradinaj është lule në krahasim me Kurtin, Vjosa Osmani një refugjate

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i partisë socialiste, Ivica Daçiç ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku është shprehur se kjo gjë nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sipas Daçiç, problemi për Prishtinën është se Beogradi këmbëngul në një kompromis dhe ai kompromis është, nga këndvështrimi i Prishtinës një qasje ekstreme.

”Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, Haradinaj është lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin”,– tha Daçiç. Nga ana tjetër, ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, janë një kombinim që ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Për Osmanin, e cila mori pjesë në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, ai thotë se është një “refugjate, sepse u zhvendos nga një kamp politik në tjetrin”.

SHKARKO APP