Daçiç kërcënon: Politikanët shqiptarë të mos luajnë me zjarrin

Placeholder Image

“Serbia ka informacione se diaspora shqiptare planifikon të pushtoi disa nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Serbisë, thotë shefi i diplomacisë”,- Ivica Daçiç.

Sipas tij, qëllimi i aksioneve të tilla është që Serbia të detyrohet të heqë dorë nga kërkesa për gjykim të ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

Daçiç ka deklaruar se me këto informacione janë vënë në dijeni policia dhe shërbimet e sigurisë të atyre vendeve dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Serbisë, ka njoftuar MPJ e Serbisë.

“Kjo tregon se për çka janë gati politikanët shqiptarë – edhe për terrorizëm”, ministri serb. Sipas tij, Serbia i bënë përgjegjëse për sigurinë të gjitha ato vende ku janë përfaqësitë e Serbisë, si dhe “kërcënon” politikanët shqiptarë “që mos të luajnë me zjarrin”.

“Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt dhe cilido që ka bërë krime ndaj popullit serb. Edhe populli serb, dhe të gjithë meritojnë drejtësi”, thotë Daçiç. Daçiç është shprehur i befasuar me deklaratën e shefit të Diplomacisë së Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili ka kërkuar ndërprerjen e dialogut pas arrestimit të Haradinajt.

SHKARKO APP