Daçiç kërcënon shqiptarët e Luginës: Mos luani me zjarrin

Ministri Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që mos ta “themelojnë Asociacionin paralele të komunave siç është rasti me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”.  

Daçiç në mitingun parazgjedhor të mbajtur në Medvegjë, ku të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ka thënë se shqiptarët se në këtë komunë dhe në komunat Bujanovc dhe Preshevë nuk duhet të jenë të diskriminuar, por duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe rendin e vendit ku jetojnë.  

“I paralajmëroj ata që të shtunën në Preshevë mos të themelojnë ndonjë Bashkësi paralele me atë që është në Kosovë. I paralajmëroj ata që mos të luajnë me zjarrin dhe ta respektojnë rendin Kushtetutës të Republikës së Serbisë. Ajo që Serbia është për dialog, nuk do të thotë se është e dobësuar, përkundrazi, ajo është e fuqishme, më fuqishme në 20-30 vitet e fundit”, ka thënë Daçiç.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës me faktin që po bisedon në Bruksel me palën e Kosovës.   Më herët  kreu i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa  deklaroi se se asociacionin do ta themelojnë për te realizuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ashtu siç po krijohet ai në Kosovë për t’i realizuar të drejtat e serbëve në territorin e Kosovës.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës tashmë kanë vendosur që të shtunën në një mbledhje të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare, i cili do të jetë identik me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që do të krijohet në Kosovë.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?