Daçiç në OKB: Zgjidhja e çështjes së Kosovës, prioritet kombëtar për Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se arritja e një zgjidhje për çështjen e Republikës së Kosovës është prioritet kombëtar për Serbinë.

Këto deklarime shefi i diplomacisë serbe i ka bërë gjatë një seance që është mbajtur për nder të përvjetorit të lindjes së Nelson Mandelas në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndër të tjera Daçiç ka thënë se Serbia është pro mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, shkruan Tanjug, transmeton Express në Kosovë.

Kosova dhe Serbia janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare përmes dialogut në Bruksel.

Dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç, e kanë propozuar korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Gjermania e Britania e Madhe dhe gjithashtu edhe nga faktori politik në Kosovë.

SHKARKO APP