Daçiç: Nuk mund të lejojmë Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur ditën e sotme se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.
Po ashtu në një intervistë për medin serbe Srna, ka shtuar gjithashtu se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç në një intervistë për Srna.
Kjo nuk është hera e parë që Daçiç, bënë të tilla deklarata. Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka lobuar për ndalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.