Dacic: Pa Miloseviçin nuk do të ishte Rezoluta 1244 për Kosovën

Zëvendëskryeministri e Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, ka thënë se pa Slobodan Milosevic’in nuk do të kishte Rezolutë 1244, e cila i ndihmon Serbisë për të mos e njohur Kosovën shtet.

Në një tekst autorial në gazetën e Beogradit Novosti, Dacic ka shkruar se dhjetë vjet pas vdekjes së Slobodan Milosevic’it, janë pak për gjykimin historik, por se të gjithë bashkëpunëtorët ose partnerët e tij sot e dinë se pa të nuk do ta kishin këtë Serbi.

“Shekulli i ri, në esencë, ka filluar pa të si politikan, por dhjetë vjetët e këtij mileniumi, krahas fundit tragjik të Gjingjiqit, e ka shënuar edhe vdekja e Milosheviqit”, ka thënë Dacic.

Ai thotë se Serbia dhjetë vjet pas vdekjes së tij është tjetër, më afër Bashkimit Evropian, “kemi kthyer sërish respektin në botë “.

“Sërish jemi miq me Rusinë, po bisedojmë me Prishtinën”, ka shkruar ai.

Lideri aktual i socialistëve serbë, Dacic, ndër vendimet e mëdha politike të Slobodan Milosevic’it e ka përmendur Rezolutën e KS të KB-së, 1244.

“Rezoluta 1244 i mundëson Serbisë të ruajë pozicionet e veta kur bëhet fjalë për mosnjohjen e Kosovës shtet. Kjo Rezolutë ka qenë njëri nga argumentet më të mëdhenj që e kemi pasur kur kemi luftuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ajo është po ashtu njëra nga shtyllat kryesore të politikës sonë në bisedimet me Prishtinën”.

SHKARKO APP