Daçiç: Pacolli korruptoi shtete për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

 

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se shumë shtete janë përballur me presion që të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se për Serbinë mospranimi i Kosovës është fitore.

Daçiq më pas ka akuzuar Pacollin i cili sipas tij ka korruptuar shtetet që të votojnë pro Kosovës.

“Do t’ua japë një shembull  dhe ky shembull është Behgjet Pacolli”, ka thënë Daçiç.

Sipas tij, Pacolli ka thënë se ka qenë i pranishëm në korridorin e ndërtesës së UNESCO’s.

“Kjo nuk ka pasur asgjë të bëjë me votimin. Ai ka pasur të bëjë me dicka krejt tjetër dhe kjo është korruptimi i shtetete të botës që të votojnë”, ka thënë Daçiç.

SHKARKO APP