Daçiç për dorëheqjen e zyrtarit të DASH: Kushdo që merret me ne shkatërron karrierën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka cilësuar lajm të keq dorëheqjen e zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën, Wess Mitchell.
Në një deklaratë për mediat, Daçiç tha se Mitchell ishte ndër zyrtarët e SHBA që e kishte kuptuar nevojën e një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Ai e kish kuptuar se duhet hapur një portë në dialogun Kosovë-Serbi”.
Më tej diplomati serb shtoi për largimin e Mitchell: “Është e qartë se kemit të bëjmë me një mallkim, kushdo që merret me ne, e ka karrierën të shkatërruar”.
Për mediat në Begorad, Daçiç ka folur dhe për integrimin në BE. Duke bërë një parashikim të zymtë, ai tha: “Unë e kam shprehur dhe më parë frikën time, nëse BE nuk do të shpërbehet tani, do të shpërbëhet kur pjesë e saj të jenë vendet e Ish-Jugollavisë”.