Daçiç: Për Kosovën duhet një Dayton 2

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se duhet organizuar një konferencë ndërkombëtare që të arrihet zgjidhja e nyjës së Kosovës.

“Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit”, deklaroi Daçiç për mediet serbe.

Më tej Daçiç shtoi se që të arrihet zgjidhja, do të duhej organizuar një konferencë ndërkombëtare, një Dayton 2, sipas një modeli për demarkim në një konferencë të madhe ndërkombëtare, që do të duhej mbajtur diku para muajit maj të vitit të ardhshëm, kur edhe i kalon mandati i komisionerëve evropianë

Sipas ministrit Daçiç, demarkimi me shqiptarët është çështje e vetme e kufirit, që do të shqyrtohej, si një pikë e vetme e rendit të ditës në një konferencë ndërkombëtare, sikur të organizohej një Dayton i ri.

SHKARKO APP