Daçiç: Serbia do ta ketë të vështirë që të mos punojë për heqjen e njohjeve të Kosovës
Kryediplomati serb, Ivica Daciç deklaroi se Serbia do ta ketë të vështirë ta zbatojë marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, saktësisht pikën për fushatën e njohjeve për Kosovën.
Daçiç pohoi për TV Prva se i tregoi Grenellit një letër dërguar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës që ia ka dërguar Bosnjë dhe Hercegovinës e cila sipas tij; “ishte formuluar në një mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen se marrëveshja e Uashingtonit promovon njohjen e pavarësisë, sepse Izraeli e njohu Kosovën”.