Daçiç: Serbia, tashmë është përforcuar në Kosovë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar se tashmë pozita e Serbisë në Kosovë është përforcuar, duke shtuar se nuk ka më arsye që diçka të mos zbatohet.

Para ikjes së tij në New York në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ai ka thënë se Lista Serbe me sjelljen e saj konstruktive ka kontribuuar në përforcimin e pozitës së popullit serb në Kosovë.

“Pozita jonë është përforcuar duke marrë para sysh se në konfliktet e brendshme, destabilitetin dhe demonstratat, Lista Serbe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe kjo sjellje ka qenë në interesin tonë”, ka thënë ai për Radio Beograd.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Daçiç ka akuzuar autoritetet e Kosovës për, siç ka thënë ai, moszbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?