Daçiç: Shqipëria të mos lobojë për Kosovën!
Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka kërkuar nga delegacioni i Shqipërisë që të mos, “përzihet në çështjen e Kosovës dhe në dialogun e Brukselit”.
Në mbledhjen e Asamblesë së OSBE-së në Vjenë, Daçiç, duke iu përgjigjur kërkesës delegacionit të Shqipërisë që të pranohet anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.
“Mos kërkoni nga ne këtë. Do t’i jem besnik OSBE-së dhe kërkoni që kjo çështje të zgjidhet atje ku duhet, pasi që ky nuk është vendi i duhur”, ka thënë Daçiç, shkruajnë mediat serbe.
Ai ka thënë se delegacioni i Shqipërisë duhet që të këtë çështje të trajtojë diku tjetër, e jo në mbledhjet e OSBE-së.
“Do ta lusja Shqipërinë që të merret me çështje që janë parime të OSBE-së, dhe të mos shqetësohen për bisedime me Prishtinën, pasi ato trajtohen në Bruksel dhe jo në OSBE”, ka thënë ministri i jashtëm serb.