Daçiç: Sukses bllokimin e Kosovës në UNESCO
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq mos-anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e ka cilësuar si njërin nga sukseset më të mëdha të diplomacisë serbe
Ai në një konferencë për media, gjithashtu sukses e ka quajtur edhe pamundësinë e kalimit të rezolutës për Gjenocid në Srebrenicë në Këshill të Sigurimit në OKB.
“Do ta përmendja edhe ndalimin e suksesshëm të kalimit të rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, që ka qenë një akt i njëanshëm, ku këtë anëtarësim nuk e mbështetën disa shtete që e kanë njohur pavarësinë e njëanshme të Kosovës, si Japonia, Koreja e Jugut, Polonia, Peru, Kolumbia etj”, ka thënë ai.