Daçiç: Taksa “lojë” e zyrtarëve kosovarë, do ta pësojë Haradinaj

Ministri Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç, e quajti “lojë” të krerëve shtetërorë thirrjen indirekte të Presidentit Thaçi drejtuar Kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Sipas tij, më së shumti mund të dëmtohet Haradinaj.

“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daçiç gjithashtu tha se SHBA nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se në muajin Shkurt, Këshilli i Sigurimit do të mbajë mbledhje, ku Kosova do të jetë temë diskutimi. /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?