Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar për mediat serbe se shprehet paksa i frikësuar që bashkësia ndërkombëtare do të dalë me ndonjë zgjidhje kompromisi, në mënyrë që Kosova përfundimisht të pranohet në Këshillin e Evropës pa e formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Megjithatë ai theksoi se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndërkombëtarët po i bëjnë presion sa i përket kësaj çështje, transmeton Telegrafi.

“Ka një presion ndaj Kurtit për ta bërë, siç thonë ata në mënyrë figurative duke përdorur një term që nuk do të thotë asgjë, një hap i pakthyeshëm drejt formimit të Asociacionit. E cili do të ishte një hap i pakthyeshëm? Epo, kjo është pyetja milion dollarëshe tani”, tha ai.

Daçiq shtoi se, për të përmbushur këtë kërkesë, Kosovës mund t’ia referojë statutin e Asociacionit, Gjykatës Kushtetuese.

“Unë nuk e di se çfarë është një hap i madh në këtë, sepse Gjykata Kushtetuese mund të thotë kur çdo gjë ka mbaruar se nuk e pranon. Pra këtu nuk ka asnjë garanci që dikush do të thotë mirë, ne e pranuam statutin. Pra, le të vazhdojmë”, tha Daçiq.

Daçiq kujton se vota e 31 vendeve evropiane është e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, duke pranuar se aktualisht Kosova ka një “shumicë të ngushtë” dhe se nëse Italia, Franca dhe Gjermania kanë disa rezerva para votimit, Kosova do të kishte asnjë shans. /Telegrafi/

SHKARKO APP