Datat e zgjedhjeve/ Albin Kurti pritet në Presidencë nga Vjosa Osmani
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimet me partitë politike.
Në Presidencë ka mbërritur kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kjo për të diskutuar në lidhje me datat e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen brenda 40 ditësh në Kosovë. Ky është takimi i parë që Osmani është duke zhvilluar pas vendimit të Gjykatës.
Gjatë ditës, ajo do të takohet edhe me përfaqësues tjerë të partive politike, ku do të diskutojnë për temën më aktuale të politikës në Kosovë.