Debati me avionin, Pacolli “provokon rëndë” autoritetet Kosovare me veprimin e sotëm

Politika dhe biznesmeni Kosovar Behgjet Pacolli i cili ngjalli një debat brenda Kosovës dhe jo vetëm ditët e fundit ka bërë lajm edhe sot. Në pamje të parë nuk duket lajm lëvizja e tij nëse do të ishte në një kohë normale por duke qenë një kohë shtetrrethimi shto këtu edhe refuzimin e tij për të hyrë në Kosovë sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Sot Pacolli si për të provokuar autoritetet Kosovare ka vendosur të udhëtojë sërish drejt Zvicrës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili ka thënë se deputeti udhëton pas kërkesës nga familja.

“Z. Behgjet Pacolli është një qytetar i lirë dhe përgjegjëshëm i Republikës së Kosovës i cili si gjithmonë ka lëvizur në mes të Kosovës dhe Zvicrës në respektim të plotë të rregullave dhe procedurave të parapara për udhëtime jashtë Republikës së Kosovës. Z. Pacolli do të udhëtojë sot privatisht për në Zvicër me kërkesën e fëmijëve të tij që të bashkohet me familjen në Zvicër në këto kohë. Zoti Pacolli ka dashur ta sjelle familjen ne Kosove por per shkak te procedurave te ketushme, me e lehte ka qene shkuarja e tij atje ngase shteti zvicerrian ka ndermarre masa te tjera”, ka thënë Zyberaj.

SHKARKO APP